Opozita çel fushatën/ Prezantohen kandidatët e "Bashkë Fitojmë", Berisha: Starti ka tmerruar Ramën dhe lolot e tij
Sali Berisha u rikthye me aleatët e koalicionit "Bashkë Fitojmë" në të njëjtin vend ku rreth një vit e gjysmë më parë nisi lëvizjen për Rithemelimin e Partisë Demokratike, për të nisur ketë të herë fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Ilir Meta e përcolli me simbolikë mesazhin e parë drejtuar shqiptarëve, të cilët i ftoi ti bashkohen me votë asaj që aleati demokrat e ka cilësuar revolucion paqësor.
"Është koha të vrapojmë, edhe 29 ditë për ti dhënë fund monizmit absolut."
Sali Berisha doli në qendër të asaj që quan arenë e lirisë, optimist për këtë betejë politike.
"Sot sollëm shpresën, me 14 maj do të sjellim ndryshimin."

Hodhi akuza ndaj Edi Ramës dhe qeverisjes socialiste dhe kishte një paralajmërim për Kryeministrin.
"Edi Rama, siç konstatoni, ndjehet tmerrësisht i tmerruar. Është i tmerruar nga ju sepse ai e di se jeni misionarët e ndryshimit.Është i tmerruar se ai e di që do humbasë në mënyrë të turpshme më 14 maj.Atë e pret në mënyrë të pashmangshme, fati i mikut të tij, tradhtarit të kombit amerikan, Charles McGonigal".
Edhe pse zgjedhjet e 14 majit janë për bashkitë, rëndësia sipas Sali Berishës është si ato të vitit 1992 dhe efektet do të ndjehen në çdo fushë.
"Ne do arrijmë gjëra të mëdha pasi fryma që ndjej është fryma e shpresës, fryma e fitores si në vitin 1992 që solli ndryshimet epokale. Qëllimi më madhor do jetë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Prandaj kjo betejë që bëjmë, së bashku për Shqipërinë, është beteja më e rëndësishme e jetës sonë".
Një thirrje e kishte për të gjithë shqiptarët.
"Votoni më 14 maj, votoni ndryshimin!"
Koalicioni "Bashkë Fitojmë" ka kandidatë në 61 bashkitë e vendit për zgjedhjet e 14 majit.
Zhvillimet kryesore në mitingun hapës të fushatës nga opozita
Ora 12:00 Ka nisur mitingu i koalicionit "Bashkë Fitojmë", ndërsa përkrahësit e Berishës, Metës dhe ata të PDK-së e PBDNJ-së janë futur në stadiumin “Air Albania”.
Video/ Belind Këlliçi "mban premtimin", hyn në stadium me autobusin "falas"
Boçi: Elbasani, i etur për qytetarinë e vet, çdo vonesë për ndryshimin mund të jetë fatale
Pashk Gjoni: Qarku i Lezhës ju premton rezultatin e pastër 3 me zero!
"14 maji" Sinamati: Kukësi dhe Hasi s'kanë mandate për sunduesit rilindas
Evdar Kodheli deklaron: Fieri ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim rrënjësor
Meta: Koha për revolucion me votë, të përmbysim korrupsionin e regjimit të kalbur


Me sloganin "Ndryshimi në duart e tua" opozita nisi zyrtarisht rrugëtimin drejt 14 majit.
PD ka bërë publik edhe spotin e çeljes së fushatës, ku përmes mesazheve ftohen qytetarët të marrin pjesë në mitingun e kësaj të shtune.
Në videon e spotit bëhet një retrospektivë se si mbërriti PD e rithemeluar deri këtu.
Pikënisja e këtij rrugëtimi është 16 shtatori i 2021, kur kryetari i PD, Sali Berisha nisi Foltoret me qytetarët.
Momenti i dytë madhor ishte Kuvendi i 11 dhjetorit, ku zbriti në stadium "formacioni i lirisë", me miratimin e ndryshimeve statutore të PD ku u shkarkua Lulzim Basha dhe u bënë pjesë e statutit primaret.
Ndërsa në 6 mars 2022, shqiptarët i besuan rithemelimit me votë, në zgjedhjet e pjesshme vendore.
Momenti kulminant i rithemelimit të Partisë Demokratike do të ishte 22 maji i vitit të kaluar kur lideri historik, Sali Berisha u zgjodh në krye të PD.
Demokratizimi i PD, tashmë më e hapur dhe më e bashkuar, paralelisht me aksionin opozitar si protestat dhe debati në Parlament, vijoi me zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie përmes procesit të primareve në 4 dhjetor 2022.
Kandidatë të cilët në 14 maj janë alternative ndryshe nga Edi Rama dhe përfaqësuesit e tij dhe mbeten garancia për nisjen e një rrugëtimi tjetër, këtë herë për ndryshimin e vendit.
Mesazhet e spotit të PD:




