Pashk Gjoni: Qarku i Lezhës ju premton rezultatin e pastër 3 me zero!

Nga fjala e z. Pashk Gjoni, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Lezhës: 

"E ardhmja ndryshe e Lezhës është mbi këdo dhe mbi gjithçka! Ju premtoj se fitoja e madhe do të nisë pikërisht nga Lezha e Besëlidhjes, nga Lezha e Gjergj Kastriot Skënderbeut, nga lezha e At Gjergj Fishtës dhe e personaliteteve të shquara.

Mirdita e mendjeve të ndritura do të votojë për birin e saj, kandidatin e shkëlqyer Albert Mlyshi.

Kurbini i historisë dhe i burrave të qëndrësës do të votojnë njeriun e punës, zotin Behat Haxhiu!

Fitorja jonë do të jetë e bekuar dhe e pastër! Qarku i Lezhës ju premton rezultatin e pastër 3 me zero!

Të nderuar banorë të Lezhës. Sot si dikur motit na nevojitet një besëlidhje e re për ta shpëtuar të ardhmen e qytetit tonë. Sot, nuk duhet të heshtim! “