Video/ Belind Këlliçi "mban premtimin", hyn në stadium me autobusin "falas"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2023, 13:31
Ditën e sotme kolacioni "Bashkë Fitojmë" ka çelur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 majit.
Në stadiumin Air Albania, opozita e bashkuar, simpatizantë të Partisë Demokratike, Partisë së Lirisë, PDK-së dhe PDNJ-së pritën kandidatët e bashkive të opozitës.
Mirëpo ajo çfarë ra në sy ishte hyrja e kandidatit të Bashkisë së Tiranës Belind Këlliçi.
Një ndër premtimet e bëra prej tij lidhet e transportin publik falas.
Ai bëri një paraqitje krejt të veçantë duke hyrë në stadium me një autobus, ku shkruhej: Autobusë falas.
