Igli Cara nga "Air Albania": Duhet Ndryshim, që Durrësi dhe porti të jenë në simbiozë me njeri-tjetrin!

Igli Cara, kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit, e vuri theksin tek Porti i Durrësit në fjalën e tij, si pika qendrore e zhvillimit të qytetit.

“Ndryshimi duhet të ndodhë në Durrës për t’i dhënë fund arrogancës së pushtetit, klientelizmit, kriminalizimit të ekonomisë, patronazhistëve dhe një grushti njerëzish të kthyer në bandë qeverisëse, që sot pos het dhe interesat më të mëdha të qytetit.

Ndryshimi duhet të ndodhë që Durrësi dhe porti të jenë në simbiozë me njeri-tjetrin. Porti ta identifikojë qytetin siç ka bërë në histori, të modernizohet dhe t’i shërbejë turizmit dhe zhvillimit të tij, por kjo pasuri kombëtare nuk mund të përçudnohet, grabitet me VKM.

Bashkia duhet të hiqet nga duart e klanit Rama-Dako-Sako. 14 maji, beteja jonë e përbashkët ku ndryshimi nis nga Durrësi e do të përhapet në tërë vendin”, tha ai.