Meta: Nesër në orën 12:00, ju ftojmë të gjithëve në stadiumin kombëtar për hapjen e fushatës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2023, 16:34
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta fton të gjithë qytetarët që të vijnë në hapjen e fushatës të koalicionit “Bashkë fitojmë” në stadium.
Ai shkruan se në nesër, në orën 12:00, i fton të gjithëve në Tiranë, në stadiumin kombëtar, për hapjen e fushatës fitimtare.
Meta: Të dashur qytetarë, nesër, në orën 12:00, ju ftojmë të gjithëve në Tiranë, në stadiumin kombëtar, për hapjen e fushatës fitimtare! Bashkë Fitojmë!
