Nëse keni bërë plane, njihuni më parë me parashikimin e motit për sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2023, 08:16
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme të ndikuar nga masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në zonën e veriore dhe qendrore. Lokalisht parashikohen reshje në formën e shtrëngatave lokale.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi 1 – 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.


