FOTO-Skandali/ Kryetarja e PS terror mbi administratën për vota: Asnjë mungesë nuk justifikohet!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2023, 19:05
Kryetarja rilindase e Bashkisë Kurbin Majlinda Cara ka ushtruar presion dhe terror mbi administratën për të qënë prezentë në takimet e saj elektorale.
Sipas burimeve për mediat një mesazh u është dërguar punonjësve të bashkisë, ku i kërkohet të jenë të gjithë prezent pasi asnjë mungesë nuk justifikohet.
Njoftoni stafet, që në orën 16:30, duhet të jenë poshtë tek salla e mbledhjeve të këshillit, takim me kryetaren. Asnjë mungesë nuk justifikohet!

Burimi: SYRI

