“Kujto për mos me harru”/ Koncert kushtuar artistëve të këngës popullore shkodrane Hasan Preza e Paulin Pali

Hasan Prezës dhe Paulin Palit, dy artistëve të shquar të Këngës Popullore Shkodrane u është kushtuar një koncert.  “Kujto për mos me harru” ngjiti në skenë 24 këngëtarë që sollën krijimtarinë e dy artistëve shkodranë.

 “Kujto për mos me harru”, një koncert kushtuar dy prej artistëve më të shquar të Këngës Popullore Shkodrane Hasan Preza dhe Paulin Pali erdhi në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës si një homazh për ata që i dhanë aq shumë këngës së bukur qytetare.

Ideuar dhe realizuar nën kujdesin e "Mjeshtrit të Madh", Bujar Qamili, "Nderi i Kombit" dhe me mbështetjen e bashkisë Shkodër, ky koncert ngjiti në skenë 24 këngëtarë që sollën disa prej perlave të krijimtarisë së dy artistëve.

Vajza e Paulin Palit, Ermira Pali udhëtoi nga Gjermania bashkë me të birin për të mos e humbur këtë koncert homazh në nderim të babait të saj.

E në Shkodër shprehja të gjithë këndojnë, në këtë koncert u faktua edhe njëherë tjetër kur e gjithë salla e tejmbushur e teatrit këndonte krijimet e dy kompozitorëve të njohur.