Fushata/ Rama: Asnjë problem nuk zgjidhet duke u kthyer mbrapa
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale këngën e fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Rama shprehet “kjo këngë po ngjit kudo si me magji, duke ekzaltuar buzëqeshjen e kujtdo që do të shkojë vetëm përpara”.
Ai thekson se asnjë problem nuk zgjidhet duke u kthyer mbrapa, aq më tepër tek ata që nuk zgjidhin dot më as problemet e tyre”.
Slogani i PS në këto zgjedhje është “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”.
Dhe ne kuader te fushates elektorale, kryeministri Rama vijon lavderimet me punet e qeverise se tij ne sistemin me te anatemuar, ate te shendetesise.
"Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh, një vajzë e re 35-vjeçare, ka dalë me sukses nga një ndërhyrje e rrallë, falë koordinimit të shkëlqyer të ekipeve mjekësore për diagnostikimin, trajtimin dhe operacionin e shkallës së lartë të vështirësisë.
Pasi u diagnostikua me një tumor 7 cm të mbiveshkores së majtë, 35 vjeçarja u përgatit në pavionin e Mjekësisë Interne në mënyrë që të stabilizohej, dhe më pas, ekipi multidisiplinar i mjekëve realizoi ndërhyrjen e suksesshme në spitalin ultramodern të Kirurgjisë
Punë e shkëlqyer e Prof. Arben Gjata, Prof. Krenar Lila, Prof. Mihal Tase, Prof. Margarita Gjata, Dr.Dritan Reovica, Dr.Ardit Kaçani, Dr. Pranvera Shkëmbi dhe infermieret: Manada Cani, Mirjana Mema, Aida Hajro, Albana Qefalia", thekson Rama.





