Gati kapitujt e anëtarësimi, Xhaçka: Përfundojmë procesi i parë, Spanja të na mbështesë

Në fund të vitit Shqipëria përfundon fazën e parë sa i përket procesit të integrimit në BE. Ministrja Olta Xhaçka shprehet se pas kësaj do të nisë hapja e kapitujve. Deklaratën ajo e bëri në takimin me kryediplomatin Spanjoll të cilit i kërkoj mbështetje

Shqipëria pret të nisë vitin e ardhshëm procesin e hapjes së kapitujve në procesin e integrimit në BE. Në takimin me ministrin e jashtëm Spanjoll, vendi i të cilit pritet të marrë presidencën e Unionit, kryediplomatja Olta Xhaçka shprehet se procesi screeining është në përfundim.

Deri në fund të këtij viti, Shqipëria parashikon të përfundojë procesin e screening për të gjithë grup-kapitujt e negocimit, si dhe të hapë grupin e  kapitujve themelorë të negociatave.

“Për këtë arsye, i kërkova Ministrit që Spanja, si shtet anëtar dhe si Presidencë e Këshillit në këtë periudhë, të na mbështesë në këtë kërkesë dhe të lehtësojë diskutimet në Këshill për një vendim pozitiv për hapjen e grupit tëkapitujve themelorë, natyrisht të bazuar në merita.”

Nga ana e tij Jose Manuel theksoi se nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me shqipërinë si dhe premtoi një rol aktiv pro vendit tonë në procesin e integrimit.

Gjatë takimit palët diskutuan dhe për situatën mes Kosovës dhe Serbisë duke e vënë theksin në domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Ohër.