“Si në 1992” Berisha: Edi Rama për në qeli, do të kemi fitore të PD-së, rikthehem fuqishëm!

Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve ti bashkohen të shtunën në çeljen e fushatës për zgjedhjet e 14 Majit për të cilat thotë se do të prodhojnë një fitore si ajo e vitit 1992!

Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, ish kryeministri komentoi dhe deklaratat e zyrtarit të DASH gjatë vizitës në Tiranë.

Ish-kryeministri Berisha komentoi qëndrimet dhe deklaratat e të dërguarit të SHBA Gabriel Eskobar për çështjen McGonigal dhe shpalljen e tij si non grata nga DASH.

Ai tha se SHBA e ka lëshuar Edi Ramën, për të cilin tha se do të shtojë në program ekstradimin e tij në Amerikë. Lidhur me garën elektorale, tha se sondazhet tregojnë rritje eksponenciale për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Dje deklarova se më pëlqeu vizita e Escobar, por sot mund të t’ju deklaroj se më pëlqeu intervista e Escobar.”

Në leximin e Sali Berishës deklaratat e të dërguarit të SHBA për Ballkanin Perëndimor gjatë vizitës në Tiranë i hapën derën e burgut kryeministrit Edi Rama!

Cila ishte kryefjala e intervistës së tij, e pyetur për problemin e Ramës dhe McGonigal, ai tha se nuk komentoj për një çështje penale të hapur, do të thotë derë e burgut e hapur.

Ai tha nuk diskutoj për një çështje penale të hapur, pra do të thotë një derë qelie për Edi Ramën. 

Ndërsa për deklaratën e Eskobar se nuk do ketë rishikim vendimi për shpalljen non grata të Berisha, duke theksuar se nuk e ka kërkuar një gjë të tillë, theksoi një tjetër detaj.

“Po bindem për rikthimin e fuqishëm të Sali Berishës dhe fitoren e PD-së.”

E shmangu një përgjigje direkte kur u pyet a po e zëvendëson Ilir Meta në krye të opozitës.

“Unë drejtoj PD-në dhe Ilir Meta drejton partinë e tij.”

Në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet e 14 Majit të cilën zyrtarisht do ta nisë të shtunën. Aty ku zyrtarizmi nismën për Rithemelimin e PD, Berisha tha se sondazhet tregojnë një rritje vertikale të kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.  

“Ka epërsi të mahnitshme në të gjitha rrjetet.”

Për financimet e takimeve elektorale, drejtuesi i koalicionit Bashkë Fitojmë tha se ato vijnë nga kontributet e anëtarësisë.

“Donacionet do të jepen sipas një rregulli të caktuar të bordit.”

Fushatën e Partisë Socialiste e cilësoi të zbrazët, ndërsa  u zotua se fitorja e opozitës  se ajo e 14 majit do të jetë fitore si e vitit 1992.

“Ka një situatë të elektrizuar që unë e kam përjetuar në 1992.”

Çështja e incineratorëve mbetet kryesore në artikulim publik të ish kryeministrit që kërkon veprimin e SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.