Berisha poston videon e gazetares Alba Kepi: Kjo është Tirana e së vërtetës, pa ujë të pijshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2023, 12:00
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim të gazetares Alba Kepi e cila ka shkuar në shtëpi pak para mesnate dhe nuk ka gjetur ujë në çezmën e banesës.
Në videon e postuar në Facebook, Kepi thekson se kjo është Tirana e së vërtetës, Tirana e premtimeve të pambajtura, Tirana pa ujë, ndryshe nga se deklaronte kryebashkiaku Erion Veliaj se në çezmat e kryeqytetasve ka ujë 24 orë.
"E nderuara Alba Kepi në video, e kthyer në shtëpi pak para mesnate nga një punë e lodhshme e ditës, nuk kishte ujë për t’u larë apo për të larë diçka në shtëpi.....Pastaj këta me këngë e hare "ecim përpara, vetëm përpara" - shkruan Berisha.
