VIDEO/ Hajdutët hyjnë në dyqan e bëjnë kërdinë, grabisin çantat me vlerë 242 mijë dollarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2023, 22:49
Me lëvizje të shpejta dhe të lezetshme, tre hajdutë hynë në një dyqan në Nju Jork dhe u larguan me disa çanta të shtrenjta.
Ngjarja e ndodhur më 7 mars është kapur nga një kamera sigurie në dyqan.
Videoja, e publikuar nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut, tregon tre të dyshuar duke zbritur nga një automjet i bardhë .
Dy prej tyre thynë dritaret e Heritage Auctions në Park Avenue dhe morën tetë çanta Hermes me vlerë 242,000 dollarë nga një vitrinë.
