Silvio Berlusconi kalon një natë të qetë në terapi intensive në spitalin milanez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2023, 11:58
Ishte një tjetër natë e qetë, e shtata e shtrimit të Silvio Berlusconit në spitalin San Raffaele. Kjo mësohet nga burime spitalore.
Drejtuesi i Forza Italia ndodhet në terapi intensive në spitalin milanez që nga mëngjesi i së mërkurës.
Nuk pati asnjë komunikim nga institucioni shëndetësor të martën, por të hënën e Pashkëve, dy mjekët kryesorë që po e trajtojnë, Alberto Zangrillo dhe Fabio Ciceri, kishin folur për "përmirësim progresiv dhe të vazhdueshëm" duke u kënaqur me "optimizëm të kujdesshëm" për përgjigjen e pacientit.
Buletini tjetër mjekësor për shëndetin e Silvio Berlusconit pritet të enjten.
