Andoni: Në partitë tona ligjin e bëjnë më të fortët, gjithçka është në dorën e dy partive kryesore
Në një intervistë për Ora News, analisti Ben Andoni u shpreh se në kushtet ku është vendi ynë dhe humbjes së shpresës publiku duhet të shkojë në votime
Ai tha se atë që e ne e themi vazhdimisht, mungesën e rrotacionit normal dhe që të rinjtë të bëjnë karrierë si menaxher qytetit, por mesa duket duhet të jetë pranë liderave partiakë.
Andoni: Në kushtet ku është vendi ynë dhe humbjes së shpresës publiku duhet të shkojë në votime. Shumica e politikanëve që e kanë filluar fushatën, njerëzit që do të marrin pjesë në votimi nuk do të jetë më shumë se 50%. Politika jonë nuk largohet dot nga njerëzit e inkriminuar. Atë që e ne e themi vazhdimisht, mungesën e rrotacionit normal dhe që të rinjtë të bëjnë karrierë si menaxher qytetit, por mesa duket duhet të jetë pranë liderave partiakë.
Në partitë tona dihet se ligjin e bëjnë më të fortët. Grupi i Rithemelimit përbëhet vetëm nga zëri i Berishës, ndërsa në PS vetëm ai i Ramës. Ndërkohë që nuk e përmend partinë e Lirisë sepse është një parti familjare. Më vjen keq që ta them se ky është problem i gjithë politikës tonë dhe politika e vendi do të vuajë akoma më shumë në të ardhmen. Gjithçka është në dorën e dy partive, dhe Berisha e Rama nuk jetojnë dot pa njëri-tjetrin.

