Vasili: Transporti publik i Veliajt në Tiranë katastrofë, bashki hajdute ndaj qytetarëve

Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shkruan se Transporti publik i Veliajt në Tiranë është katastrofë.

Ai shton se flakët e autobusëve në kryeqytet janë një ngjarje e rëndë dhe se tregojnë se kjo është një bashki grabitqare e hajdute në kurriz të qytetarëve.

Vasili: Transporti publik i Veliajt në Tiranë katastrofë! Merr flake autobusi urban ne Laprakë. Edhe sot kjo ngjarje është një prove tjetër e rende se çfarë po ndodh ne Tirane. Vazhdojnë ngjarjet njëra me e turpshme se tjetra te transportit publik ne Tirane.

Pas aksidenteve te njohura te autobusëve urbanë ne Tirane nuk kane te ndalur incidentet. Kjo Bashki e Veliajt është një falimentim total dhe një grabitqare e hajdute e pamëshirë e qytetareve. Çdo dite qe rri Veliaj ne Bashki është një dite e keqe dhe plot ngjarje negative ne dem te qytetareve.