Këlliçi: Njësia 5 ka probleme hapësirat e gjelbërta, parkimin, betonin dhe transportin urban
Belind Këlliçi në bashkëbisedim me banorët e njësisë 5: Në Liqenin e Thate dhe Astir, për rreth 120 mijë banorë për këto zona, nuk ka as shkollë, as kopësht, as çerdhe.
Ai shtoi se shpeshtia e autobusëve që vijnë ka një problematikë shumë të madhe biznesi i vogël në këtë zonë, ka një problematikë shumë të madhe në të gjithë Tiranën me biznesin në tërësi.
Këlliçi: Çfarë ndodh me 38 mijë fëmijët e tjerë në këtë qytet? Çfarë ndodh me të gjithë zonën nga Liqeni i Thatë deri në Kodra e Diellit që janë pothuajse 54 mijë banorë dhe nuk ka 1 çerdhe, 1 kopsht apo 1 shkollë për të mos shkuar te Unaza e Re që nuk është zona juaj, por që janë 70 mijë banorë dhe nuk kanë 1 kopsht, 1 çerdhe apo 1 shkollë.
Çfarë ndodh me njësinë nr. 5 ku ne jemi në zemër të Tiranës dhe një nga problemet tuaja më të mëdha vetë ma keni thënë përherë është mungesa e hapësirave të gjelbërta padiskutim, mungesa e parkimit është bërë sikur po luan bingo që të gjesh një vend parkimi në lagje, është trafiku kaotik, është betonizimi i tejskajshëm i kësaj zone dhe sigurisht mungesa e transportit publik cilësor. Shpeshtia e autobusëve që vijnë ka një problematikë shumë të madhe biznesi i vogël në këtë zonë, ka një problematikë shumë të madhe jo vetëm në njësinë nr 5 por në të gjithë Tiranën me biznesin në tërësi.
