Urbani i Institutit në flakë, Caka: Babëzia e vjedhjes së Erion Veliajt, po rrezikon jetën e qytetarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2023, 17:44
Silva Caka nga Partia e Lirisë ka reaguar lidhur me një incident tjetër që ka ndodhur me një urban të linjës së Institutit i cili ka shpërthyer në flakë.
Ajo shkruan në Facebook se babëzia e vjedhjes së Erion Veliajt, po rrezikon çdo ditë jetën e qytetarëve që përdorin transportin publik.
Caka: Edhe filmat horror do t'i kishin zili ngjarjet që po ndodhin së fundmi me linjat e transportit publik në Tiranë. Babëzia e vjedhjes së Erion Veliajt, po rrezikon çdo ditë jetën e qytetarëve që përdorin transportin publik. Belind Këlliçi ka një zgjidhje për këtë, prandaj më 14 Maj votoni Belindin dhe ndëshkoni Erionin.
