Kume: Në këto zgjedhje lokale flasin kryetarët në vend të kandidatëve, shihen si gara politike
Në një intervistë me gazetaren Katerina Hysenllari në RTV Ora, eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume u shpreh se në zgjedhjet lokale alternativat që garojnë përfaqësohen nga lidership i tyre dhe flet kryetari i partisë kur të flasin kandidatët në garë.
Ai tha se në fakt gjysma e listës së zgjedhësve nuk janë fare në vendin tonë pasi janë jashtë vendit, ndërsa shtoi se në vend votojnë rreth 70% e shqiptarëve.
Kume: Mënyra sesi zhvillohet tek ne konsiderohen si gara politike dhe teste politike, diçka që është e dëmshme dhe nuk është normale në këtë proces. Në shoqëri si kjo e jona, ku po bëjmë përpjekje për të qenë demokratikë. Unë e v vlerësoj sepse nëse zgjedhjet do të jenë lokale, atëherë do të jenë më të mira sesa ato që kemi sot. Fakti që konsiderohet si gara politike, ka bërë që të alternativat që garojnë të përfaqësojnë nga lidership i tyre dhe flet kryetari i partisë kur të flasin kandidatët në garë. Vlera e votës që bëjnë qytetarët ka më shumë arsye me atë që mendojnë se kush është më i miri.
Në fakt gjysma e listës së zgjedhësve nuk janë fare në vendin tonë pasi janë jashtë vendit. Pjesëmarrja efekti e shqiptarëve që banojnë në vend nuk mund të trajtohet si një objekt nëse duan apo jo të votojnë. Në vend votojnë rreth 70% e shqiptarëve. Pra, ata e vlerësojnë votën. Pastaj se kujt do t’ia japin votën, është një çështje për tu diskutuar. Nxiten të votojnë ama janë pak të ndërgjegjshëm se cilin do të votojnë. Partitë politike shumë pak në proceset zgjedhore bëhet fjalë për alternativat e ndryshme.

