Vasili: Koha e gjobave masive nga policia bashkiake e Veliajt do të marrë fund pas 14 majit
Nën kryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shkruan se koha e gjobave masive nga policia bashkiake e Veliajt do të marrë fund pas 14 majit.
Ai shton se është shumë e qartë se gjobat janë një taksë e fshehtë dhe e paligjshme që po praktikohet nga bashkia e Tiranës, janë 25 mijë familje në muaj që gjobiten nga policia.
Vasili: Koha e gjobave masive nga policia bashkiake e Veliajt do të marrë fund pas 14 majit! Është shumë e qartë se gjobat janë një taksë e fshehtë dhe e paligjshme që po praktikohet nga bashkia e Tiranës, janë 25 mijë familje në muaj që gjobiten nga policia. Pagesa e parkingjeve publike është në një nivel të frikshëm pasi kostoja e përditshme për një qytetar te zakonshëm të Tiranës është e papërballueshme. Në pamundësi të një transporti publik që ka 1 mijë probleme, qytetarët detyrohen që të marrin makinat për të kryer punët e tyre dhe gjobiten nga policia bashkiake. Në pamundësi të një transporti publik që ka 1 mijë probleme, qytetarët detyrohen që të perdorin makinat private për të kryer punët e tyre dhe masakrogen ne gjoba nga Policia Bashkiake e Erion Velise.
Le të dalë Veliaj, që të tregojë se ku shkojnë qindra miliona para që përfitohen nga gjobat dhe çfarë zgjidhet në kryeqytet më këto para. Kaosi e trafiku në Tiranë është i përditshëm dhe tepër i rende sepse kanë një qëllim që të rritet konsumi i naftës edhe oligarkët e karburanteve të përfitojnë sa më shumë. Qytetarët vuajnë se në çdo ndalim paguajnë një tarifë parkingu shumë të lartë. Ose një gjobë të frikshme nga policët e bashkisë, edhe në orën 11 të natës kur dikush ndalon përpara një farmacie vijnë policët me vrap që të gjobisin dhe të mbushin planin.
E para gjë që do të ndodhi pas 14 majit është: përgjysmimi i tarifave të parkingut, reduktimi drastik i gjobave ku policia bashkiake per qarkullimin rrugor do të ketë nje rol kryesisht edukativ e ndërgjegjësues dhe ndeshkues per shkelje te renda dhe jo si nje xhandar gjobash sic vepron sot.
