Tajvan, 11 anije luftarake dhe 70 avionë të Kinës rreth ishullit

Njëmbëdhjetë anije luftarake dhe 70 avionë të Kinës janë aktualisht rreth Tajvanit.

Kjo u bë e ditur nga ministria e mbrojtjes e ishullit, ndërsa manovrat ushtarake të Pekinit vazhdojnë për ditën e dytë. 

Ministria shtoi se po monitoron lëvizjet ushtarake kineze përmes një sistemi të përbashkët të mbikëqyrjes dhe zbulimit të inteligjencës, duke shtuar se avionët luftarakë të zbuluar që nga ora 12 pasdite me orën lokale përfshinin një përzierje avionësh luftarakë dhe bombardues.

Gjatë stërvitjeve të djeshme ushtarake kineze, sulme të përbashkëta precize u simuluan kundër objektivave kyçe në ishullin e Tajvanit dhe ujërat përreth, njoftuan sot media shtetërore. 

Transmetuesi shtetëror kinez tha se forcat ajrore kishin vendosur dhjetëra avionë për të fluturuar në hapësirën ajrore të objektivit dhe forcat tokësore kryen stërvitje për goditje precize në objektiva të shumtë.