VIDEO/ Shembet pallati në Marsejë, ka të bllokuar nën rrënoja

Një ndërtesë apartamentesh katërkatëshe u shemb pak pas mesnate (me orën lokale), në një lagje qendrore të Marsejës. 

"Në orën 00:40 një ndërtesë në rrugën Tivoli 17 u shemb , marrë dhe një pjesë të ndërtesave fqinje," u tha gazetarëve kryebashkiaku Benoit Payan, i cili vizitoi zonën. 

"Ka ende një vatër zjarri në rrënoja, gjë që na pengon të dërgojmë shpëtimtarë me qen të stërvitur për të kërkuar për të bllokuarit," shtoi ai.

“Ne kemi rreth 100 burra në vendngjarje, padyshim që prioriteti është shuarja e zjarrit dhe zhvendosja e mbeturinave për të gjetur çdo person të bllokuar”, tha një zyrtar i zjarrfikësve.

Autoritetet urdhëruan evakuimin e ndërtesave fqinje për arsye sigurie. “Njëmbëdhjetë persona janë evakuuar: dy janë plagosur rëndë dhe nëntë janë të sigurt, përfshirë dy fëmijë”, tha kryebashkiaku i metropolit francez.