Nigeri, njerëz të armatosur masakër në një kamp refugjatësh

Në Nigeri, persona të armatosur sulmuan një kamp refugjatësh, duke vrarë të paktën 37 persona në një ndërtesë shkolle ku strehoheshin disa familje të zhvendosura.

Kjo është bërë e ditur nga autoritetet e shtetit të Benue, të cilët denoncojnë se është masakra e dytë në harkun kohor të një jave, pasi u vranë 50 persona në një fshat.

Asnjë sulm nuk është marrë përsipër, por banorët vendas ia atribuojnë përgjegjësinë për të dyja barinjve nomadë të grupit etnik Fulani, të cilët kanë luftuar prej kohësh kundër fermerëve të ulur, kryesisht të Hausës etnike, për kontrollin e tokës dhe burimeve.