Kina përforcon sulmet ndaj Tajvanit, intensifikon stërvitjen përreth ishullit dhe në hapësirën e saj ajrore

Me justifikimin  se SHBA po provokon konflikt mes Kinës dhe Tajvanit, Pekini ka shtuar praninë ushtarake në afërsi të ishullit. Në ditën e dytë të stërvitjes që pritet të zgjasë deri tëhënën dhjetra avionë ushtarkë shkelën hapsirën ajrore të Tajvanit dhe 9 anije kanë patrulluar fare pranë ishullit.

Kina treguar edhe njëherë forcën ndaj Tajvanit në ditën e dytë të të ashtuquajturës stërvitje ushtarake.

Të paktën 71 avionë kinezë fluturuan përreth ishullit ndërsa 45 avionë luftarakë kaluan vijën e mesme të Ngushticës së Tajvanit, sipas mediave shtetërore.

Nëntë anije kineze po ashtu janë parë në ujërat pranë Tajvanit, në kuadër të operacionit të Pekinit “Shpata e përbashkët” që do të vazhdojë deri të hënën.

Zyrtarët e mbrojtjes në Tajpei akuzuan Pekinin se po përdor si justifikim vizitën e presidentes Tsai Ing-ëen në SHBA për të kryer stërvitje ushtarake. Sipas tyre sulmi pranë ishullit Pingtag dhe sulmet e tjera të vazhdueshme po minojnë paqen, stabilitëtin dhe sigurinë e rajonit.

Vetë Pekini këto stërvitje I ka cilësuar një paralajmërim të ashpër për ishullin vetëqeverisës. Partia komuniste ne pushtet shprehu hapur se do të merrte masa të forta në rast të ndonjë takimi mes Tsait dhe kryetarit të dhomës së përfaqësuesve në SHBA Kevin MCCarthy.

Kjo për arsye se Pekini pretendon si të vetin territorin e Tajvanit, pavarësisht se nuk e ka qeverisur kurrë.