“Rusia përpjekje për të sfumuar luftën”, 19.500 fëmijë ukrainas janë marrë me forcë nga trupat ruse

Në luftë beteja nuk zhvillohet vetëm në front, por edhe përmes diplomacisë. Së fundmi Rusia po përpiqet të ulë tonet kritike, duek raportuar situata normale në zonat e pushtura prej saj, por nga tjetër ka të dhëna se këto zoan janë ende vatra betejash. Një tjetër paqartësi mbetet fati i afro 20 mijë fëmijëve ukrainas të marrë me forcë nga shtëpitë e tyre në Rusi.

Përpjekje për të normalizuar situatën në zonat e aneksuara ilegalisht të Ukrainës, e cilëson Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe e Rusisë në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

“Në realitet”, tha ministria në përditësimin e të dhënave të postuara në rrjetin Twitter, “një pjesë e madhe e zonës mbetet zonë aktive luftarake, objektiv sulmesh me qasje tejet të kufizuara për shërbimet bazë për popullsinë”.

Këshilli i Sigurimit i Rusisë u mblodh javën e kaluar për herë të parë që nga tetori i vitit 2022.

Sipas vlerësimeve të Kievit, rreth 19,500 fëmijë ukrainas janë marrë me forcë nga trupat ruse që nga fillimi i konfliktit. Por Moska pretendon se fëmijët u dërguan në Rusi për sigurinë e tyre.

Të shtunën, kreu i një grupi humanitar tha se 31 fëmijë u ribashkuan me familjet e tyre në Ukrainë pas asaj që ai e përshkroi si një nga operacionet më të vështira të grupit për të kthyer fëmijët nga Rusia. Deri tani, organizata humanitare “Save Ukraine” thotë se ka ndërmarrë pesë misione për t'i kthyer fëmijët ukrainas pranë familjeve të tyre.

Mykola Kuleba, kreu i organizatës “Save Ukraine” dhe ish-komisioner i Ukrainës për të drejtat e fëmijëve, u tha gazetarëve se askush në Rusi nuk po përpiqej të gjente prindërit e fëmijëve.

Ndërkohë bombardimiet e ndërsjellta vijojnë, por po ashtu edhe raportimet e paqarta për autorët e dis aprej sulmeve.

"Një raketë e lëshuar nga Ukraina u rrëzua mbi Feodosia”, tha Sergei Aksyonov në rrjetin Telegram, pa dhënë detaje. Por një gjë e tillë u mohua nmga pala ukrainase, të cilët pretendojnë se nuk kanë raketa me atë rreze veprimi.