"Ringjallim besimin e ngrihemi në jetë," Papa zhvillon meshën në vigjilje të Pashkës: Jepini fund konflikteve
Pak ditë pasi u shtrua në spital, Papa Fraçesku ka mbajtur Meshën për Pashkën ë Vatikan. Nga sheshi i Shën Pjetrit ai u bëri thirrje rusëve të shohin synimin e vërtetë të Putin në luftën në Ukrainë. Gjithastu ai kërkoi që të marrë fund edhe konfliktet e ndezuar serish në Lidnjen e mesme.
Përfundimi i luftës në Ukrainë ka qenë serish kryefjala e Papa Franceskut në meshën e zhvilluar në Vatikain ditën e pashkës.
Ai iu drejtua rusëve që të kërkojnë të vërtetën lidhur me pushtimin që shteti i tyre ka nisur ndaj Ukrainës,
“Ndihmoni popullin e dashur të Ukrainës në rrugën e tyre drejt paqes, dhe le të bie drita e Pashkëve mbi popullin e Rusisë”, u shpreh ai.
Që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar, Papa Françesku të paktën dy herë në javë i është referuar Ukrainës dhe popullit ukrainas që i ka quajtur “martirë” dhe po ashtu ka përdorur shprehje, sikurse agresion dhe mizori, kur u është referuar veprimeve të Rusisë.
Në meshën e Pashkëve, Ati i Shenjtë kërkoi nga Zoti që të “ngushëllojë të plagosurit dhe të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre nga lufta, që të gjithë të burgosurit të kthehen pranë familjeve të tyre. Hapeni zemrën ndaj gjithë komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe të gjitha konflikteve dhe gjakderdhjeve në botë”.
Papa bëri thirrje për paqe në Lindjen e Mesme, teksa dhuna është rritur së fundmi në Jerusalem, por edhe ka pasur sulme ku janë përfshirë Izraeli, Libani dhe Siria
Tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve u rritën pasi javën e kaluar policia izraelite hyri në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem, që konsiderohet vendi i tretë më i shenjtë i myslimanëve. Kjo ngjarje nxiti reagimin e ashpër nga bota arabe.
Në mesazhin e tij, Françesku po ashtu bëri thirrje që të ndihmohen viktimat e tërmeteve të shkurtit që vranë pothuajse 56.000 persona në Turqi dhe Siri.
Papa Françesku mbajti meshën në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit para 100.000 besimtarëve, disa ditë pasi u hospitalizua për shkak të problemeve shëndetësore.
Vetëm disa orë përpara kësaj, Vatikani shpreh se Papa do të kryesonte në ngjarjen Rruga e Kryqit me pishtarë të ndezur në arenën e lashtë romake.
Por pak përpara nisjes së procesionit, Selia e Shenjtë dha njoftimin e ri se Papa nuk do të ishte i pranishëm, por do të ndiqte ngjarjen nga shtëpia e tij në Vatikan dhe do t’u bashkohej besimtarëve nga larg në lutje.
Ajo ishte hera e parë në 10 vitet e papatit të tij që 86-vjeçari nuk merr pjesë në shërbesën e përvitshme, të mbajtur dy ditë përpara Pashkëve- festa më e rëndësishme e kalendarit të krishterë.