Zbulohet kryevepra e Brueghel, piktura e fshehur pas derës rezulton të jetë vepër e shek XVII

Një kryevepër e shek XVII e piktorit, Pieter Brueghel, e zbuluar rastësisht në një shtëpi, pritet të dalë në ankand në Paris. Vlera e saj mendohet të arrijë në 600,000 deri në 800,000 euro.

Një pikturë e rizbuluar nga piktori flamand i shekullit të 17-të, Pieter Brueghel i Riu, i fshehur për vite në një shtëpi familjare, pritet të dalë në ankand në Paris dhe mendohet të arrijë në 600,000 deri në 800,000 euro.

Piktura "L'Avocat du village (Avokati i fshatit)" është një nga veprat më të mëdha të njohura të Brueghel, me përmasa 112 centimetra e lartë dhe 184 centimetra e gjerë, dhe ishte e panjohur në botën e artit. Familja që e kishte zotëruar atë në breza që nga vitet 1900 mendoi se ishte false.

Ajo iI kishte kërkuar Malo de Lussac të ankandeve të vlerësonte shtëpinë e tyre, por në vend të kësaj zbuloi një kryevepër.

“E gjeta këtë pikturë pas një dere në dhomën e ndenjjes”, tha de Lussac për Reuters, duke e quajtur atë një nga surprizat më të mëdha në karrierën e tij.

“Fillova ta vlerësoja këtë dhomë dhe kur u ktheva, pashë këtë pikturë. Ishte një surprizë shumë e bukur për mua”.

De Lussac tha se ai beson se vepra arti ishte blerë si autentike, por gjatë disa brezave e kishte humbur plotësisht origjinalitetin e saj brenda familjes.

"Dhe kjo është ajo që është e pabesueshme," tha ai. "Ne po ua kthejmë atyre këtë autenticitet duke thënë: "Në fakt vepra juaj e artit është e vërtetë".

Ekspertët e artit vlerësuan se vepra u pikturua midis 1615 dhe 1617.