Pa Fjalor dhe Enciklopedi, deputetë e akademikë komunikojnë me leksik vulgar

"Dita që t'u kërkohet titullarëve të Akademisë, kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Kryesisë për tu paraqitur" deklaroi Zhupa.

Do të duhej të ishte një seancë që do të pasqyronte nivelin e lartë intelektual të vendit.

Por ftesa për Akademinë e Shkencave në Komisionin e Medias u shndërrua në debat politik ku nuk munguan as ofendimet.

Açka: Ky nuk është komision hetimor që unë ta thërras me polici.

Madje në axhendë parashikohej që të diskutohej Enciklopedia dhe Fjalori i Historisë por delegimi i përfaqësuesve në parlament ashpërsoi tonet e parlamentarëve.

Açka: Nuk jam moderatore, jam kryetare e komisionit zotëri. Zoti Beqiraj sa për dijeninë tuaj mbase në grigjen tuaj kur i shikoni gratë që drejtojnë u duken si moderatore.Thojani zotit Shalsi që është moderator dhe do të shikoni se çfarë do të ndodhë.

Madje nuk munguan as akuzat.

Topi: Duhet ti dëgjojmë me shumë respekt dhe jo tu bëjmë gjyqin me emra të përveçëm. Le ti dëgjojmë dhe të lëmë gërr-mërret për kapital politik.

Açka: Çfarë i kushton zotit kryetar të vijë në Komision. Ju keni sjellë një projektligj për t'ja shtyrë atij mandatin.

Shkak i këtyre replikave u bë prezantimi i një anëtari zëvendësues para deputetëve për të folur mbi dy tema.

Zhupa: Ka marrë përsipër që të bëhet dorëzan dhe zëdhënës i një njeriu që mungon.

Pas më shumë se 30 minutash replika, akademikët shpjeguan edhe situatën me Historinë e Shqipërisë.

"Teksti i fundëm i Historisë së Shqipërisë jo Historisë së Shqiptarëve se Histori të Shqiptarëve të botuar në gjuhë të huaj nuk kemi. Është botuar në vitin 1980. Mua personalisht më vjen zor kur shikoj si tekstin e vetëm të cituar prej albanologëve të huaj."

Një tjetër mungesë është dhe Fjalori i Gjuhës Shqipe.

"Nuk më vjen mirë ta them por jam i detyruar ta them që Gjuha Shqipe që ka gjithë shprehimsinë, gjithë fuqinë shprehëse të çdo gjuhe tjetër, është e vetmja që nuk ka ende një Fjalor të madh."

Një tjetër angazhim është edhe Enciklopedia e shqiptarëve, ide e hedhur 5 dekada më parë por pa u realizuar.

"Nuk ka një popull në Ballkan që mos të ketë një Enciklopedi. Jemi në nivelin e fjalorëve enciklopedikë, nuk kemi Encikliopedi.Termi Enciklopedi është përdorur për krahina, profesione."