Arrestimi i Trump për ta mbajtur larg Presidencialeve, Cako: Një ditë të dënohet nuk rikandidon dot
Analisti Alfred Cako i ftuar në "Ora e Betit" thotë se qëllimi i arrestimit të Trump është për ti pamundësuar rikandidimin e tij si President.
Ai thotë se ky është një investim i Soros.
Cako: Qëllimi i arrestimit ky është. Dhe një ditë ta dënojnë nuk ka më të drejtë të kandidojë. Urrejtjen ndaj Trump dhe një tmerri kundër rikandidimit të tij e shprehu vetë Soros para një muaji, i cili i dha puthjen e Judës kandidatit rival të Trump, Guvernatorit të Floridës, duke e quajtur si një kandidat të mirë dhe Trumpin si nnë kandidat të keq. Ka pasur akuza se prokurori që ka nisur çështjen është sponsorizuar për në pozicionin e vet nga Soros me 2 milion dollarë.
Çuditërisht ky person u zgjodh për të bërë akuzën ndaj Trump. Amerika nuk të habit me asnjë ngjarje, është vendi ku janë vrarë disa ish-presidentë më atentat. Amerika është vend i çudirave. Ekzistojnë mendime të ndryshme se kjo ka qenë e planifikuar për të futur Amerikën në luftë civile dhe për ta shkatërruar dhe për kaluar fuqinë ekonomike dhe ushtarake botërore në Azi dhe Lindje, sidomos në Kinë. Ekziston dhe një mendim tjetrër se edhe Trump është i përfshirë në këtë lojë, këtë skemë ai e di dhe është duke luajtur rolin e aktorit.
