Meta: Kemi një program për mbështetjen dhe ndihmën për fëmijët e spektrit të Autizmit

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta shkruan se zgjidhja e problemeve shumë të ndjeshme, që lidhen me Autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuara nuk pret më.

Ai shtoi se PL ka një program për mbështetjen dhe ndihmën për fëmijët e spektrit të Autizmit, për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe për familjet e tyre.

Meta: Zgjidhja e problemeve shumë të ndjeshme, që lidhen me Autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuara nuk pret më.

Ja Programi ynë për mbështetjen dhe ndihmën për fëmijët e spektrit të Autizmit, për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe për familjet e tyre. Bashkë Fitojmë!