Meta: Plani i Këlliçit për transport publik falas redukton radhët e gjata për abone të studentëve
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan në Facebook se koalicionit “Bashkë Fitojmë” po promovon tek qytetarët planin e shkëlqyer të Belind Këlliçit për transportin publik falas.
Ai shton se plani i Belind Këlliçit për transport publik falas redukton radhët e gjata për abone të studentëve, redukton trafikun, ndotjen dhe kostot e qytetarëve.
Meta: Në stendat e shpresës, aty ku të rinjtë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” po promovojnë tek qytetarët planin e shkëlqyer të Belind Këlliçit për transportin publik falas.
Plani i Belind Këlliçit për transport publik falas redukton radhët e gjata për abone të studentëve, redukton trafikun, ndotjen dhe kostot e qytetarëve. Ky plan është një nga shumë treguesit e ndikimit të drejtpërdrejtë tek qytetarët, për të cilët Bashkia e Tiranës pas 14 Majit do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës së tyre. Bashkë Fitojmë!
