Meta: Rama merr borxh për të udhëtuar me charter, ka prioritet oligarkët, jo arsimin e rininë që po ikën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehu me shqetësim largimin e të rinjve nga vendi dhe popullimin me qytetarë nga Bangladeshi.

Në takim me nxënës të Shkollës Profesionale 'Gjergj Cano, Meta tha se ky fenomen ka ardhur si pasojë e politikave qeverisëse.

Meta: Rama të gjithë sistemin e ka kundër fermerëve, vetëm në interes të oligarkëve. Kilometrin e rrugës e bën 3 herë më të shtrenjtë se në Europë. Gjashtë milionë euro borxh vetëm për të udhëtuar me charter. Bën vitrina luksoze, bën kulla 60-katëshe, pasi prioritet ka oligarkët dhe jo arsimin.

Paratë e buxhetit shkojnë për incineratorë imagjinare si ai i Tiranës tha Meta, ndërsa evidentoi mbështetjen financiare të vendeve të Rajonit për qytetarët e tyre.

Meta: Unë besoj shumë te Belind Këlliçi, pasi ka përfunduar studimet në një nga shkollat më të mira. Ai ka një vizion të qartë për të ardhmen, luftën kundër shtrenjtimit të jetesës për shkak të politikave të kundërta të qeverisë. Rriten artificialisht çmimet, në Tiranë bëhet nami me kulla dhe çmimet e apartamenteve shtrenjtohen, mbrohen interesat e një klientele dhe pastrimi i parave. Është korrupsioni i qeverisë i cili ka shtrenjtuar kushtet e jetesës, por ne kemi shumë gjëra për të bërë. 

Ilir Meta kërkoi nga qytetarët qe në 14 maj të marrin në dorë fatin e tyre.