Krasniqi, Tahiri e Ismaili shkojnë Hagë: Krenar për UÇK-në, ata do të dalin fitimtarë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me Abelard Tahirin dhr Uran Ismailin kanë udhëtuar për në Hagë, ku do të ndjekin nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përmes një postimi në Facebook, shprehen të bindur se nga kjo betejë, krerët e UCK-së do të dalin fitimtar.

"Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë’’, shkruajti Krasniqi.

Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë.

Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë.