Vuçiç e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk ka afate dhe kufizime për riregjistrimin e automjeteve me targat ilegale “KM” në RKS, por se ka thënë se “nuk mund të ndikojë në lëvizjet e njëanshme të kryeministrit Albin Kurtit”.

Vuçiq, i cili qëndroi sot në Novi Pazar, i bëri një sërë kritikash gazetarit të televizionit “N1“, i cili e pyeti nëse targat KM do të mbeten, duke qenë se presidenti në tetor të vitit të kaluar kishte shpallur “Nuk ka dorëzim, KM mbetet” dhe tha se “njerëzit duhet të shohin se çfarë po bëjnë kundërshtarët e tij dhe eksponentët e tyre”.

“Po mundohen t’ju thonë se kur Kurti bën diçka në mënyrë të njëanshme dhe terrorizon qytetarët tanë, për këtë nuk është fajtor Kurti, fajtor është Vuçiqi. Dhe çfarë mjetesh mund të përdor për të parandaluar dhunën ndaj serbëve përveç thirrjeve të vazhdueshme intensive për paqe, bisedime, kompromise dhe gjithçka tjetër, sepse nëse them se po shkoj me armë, do të jeni i pari që do të thoni se po na kthen në vitet 1990, po na çon në luftëra, sepse me ju parimet nuk ekzistojnë, por le të themi diçka kundër Vuçiqit” tha presidenti.

Ai theksoi se është e qartë për të gjithë në “N1” se për çfarë bëhet fjalë dhe pas deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano është e qartë se Serbia nuk është pajtuar me asgjë dhe ai ka bërë të ditur sot se nuk ka afate apo kufizime.

“Ai ka përsëritur se Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia ka të drejtë, por se nuk e di nëse do ta detyrojnë Kurtin të zbatojë gjithçka”.

“Çka prisni tjetër nga unë”, ka pyetur Vuçiq, por nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse të gjithë ata që kanë automjete me targa KM do të duhet të riregjistrohen në targa të Republikës së Kosovës.

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave në nëntor të vitit të kaluar, nuk ka afate kohore apo afat skadimi, ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.