Organi i akuzës në Kosovë prej 1 viti drejtohet me ushtrues detyre

Këtë muaj në Kosovë bëhet plotë një vit që Prokurora drejtohet me ushtrues detyre, cka ka ngjallur debate të forta Përfaqësuesit e shoqërisë civile I kërkojnë presidents Osmani që të flasë me dekret për emrin që ka në tryezë!

Emri i Blerim Isufajt, propozim i Këshillit Prokurorial të Kosovës mbetet pa firmë në tryezën e presidents së Kosovës, Vjosa Osmani e cila ende nuk ka marrë vendim për emërimin e kryeprokurorit të Ri!

Mexhide Demolli, nga Lëvizja Fol thotë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses që vendosi se Ligji për KPK-në është jokushtetues, presidentja duhet të flasë me dekret

"Presidentja nuk ka më arsye të mos jap epilog," tha ajo.

Mendim të njëjtë ndan edhe hulumtuesi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lavdim Makshana, i cili deklaron se tashmë kanë pushuar të gjitha shkaqet që Osmani mos të vendosë për procesin e kryeprokrurorit të shtetit.

"Presidentja nuk është e lidhur më për procese gjyqësore," tha ajo.

I pyetur nga Kosova PRESS, Këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, tha

 është e nevojshme që të pritet shterimi të gjitha mundësive dhe afateve kushtetuese që kundërkandidatët kanë për të adresuar për procesin në rrugë gjyqësore.

Kupina shtoi se nuk ka asnjë pengesë ligjore e kushtetuese që kryeprokurori i shtetit të udhëhiqet me ushtrues detyre.

Ndërsa nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për KosovaPress thonë se për këtë institucion është me rendësi që sa më shpejt në krye të institucionit të Prokurorisë së Shtetit të kenë kryeprokurorin e dekretuar.