Mali i Zi voton për zgjedhjen e presidentit
Milo Gjukanoviç apo Jakov Milatoviç? Qytetarët e Malit të Zi vendosin sot në raundin e dytë të zgjedhjeve se kush do të jetë president i vendit.
Mbi 542,000 qytetarë me te drejte vote jane thirrur kete te diele te shprehen per y kadidatet qe kane mbtur ne gare. Qendrat e votimit janë të hapura qe ne oren 07:00 te mengjesite te se dieles ne kete process qe mbyllet ne oren 20:00. Rezultatet e para priten rreth orës 21:00.
Në raundin e parë të zgjedhjeve , i cili u mbajt më 19 shkurt, asnjë nga kandidatët nuk mori më shumë se gjysmën e votave. Kandidati i DPS-së Milo Gjukanoviç fitoi 35.4 për qind të votave, ndërsa Jakov Milatoviç, kandidati i lëvizjes Evropa Tani, kishte mbështetjen e 29 për qind të votuesve.
Vëzhguesit flasin per një pjesëmarrje më të madhe se dy javë më parë, kur në kuti dolën 64 për qind e qytetarëve.
Vlerësimet për rezultatin janë shumë të pasigurta, por nëse ne Villa Gorica hyn nje i ri për Malin e Zi, do të jetë një ndryshim i madh. Gjatë më shumë se tre dekadave, në krye të shtetit ka pasur vetëm tre presidentë në gjashtë mandate dhe gjithmonë nga e njëjta Parti Demokratike e Socialistëve.
Mes dy raundeve zgjedhore, temat e integrimit evropian dhe ekonomisë ishin dominuese . Në ditët e fundit të fushatës, retorika ishte më e ashpër - përmendej nacionalizmi serbomadh, bota serbe, dhe nga ana tjetër, shkatërrimi i bizneseve dhe diskriminimi ndaj qytetarëve.
Në fund të fushatës, në duelin presideciale, Milatoviç i tha Gjukanoviçit se ishte diktatori i fundit evropian dhe se ka ardhur koha per largimin e tij. Presidenti aktual malazez e sheh rivalin si një politikan të papërvojë të prirur ndaj masave populiste.
Milo Gjukanoviç konsiderohet si burrë shteti evropian, i cili anetaresoi Malin e Zi në NATO dhe e orientoi në rrugën evropiane. Jakov Milatoviç cilesohet si fillim I ri që sjell ndryshime, premton sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe, natyrisht, edhe rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.