“UÇK! Liria e Kosovës ka emër”, mijëra qytetarë në “Marshimin për Drejtësi”, para gjyqit në Hagë
Disa orë para se në gjykatën e Hagës të nisi gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe ish Drejtuesve të tjerë të UÇK, mijëra shqiptarë marshuan në Prishtinë në mbështetje. Gjyqin e konsideruan të padrejtë, por shpreh bindjen se komandantët do të kthehen fitimtarë, ashtu si dikur çlirimtarë. Edhe krerët e shtetit shqiptarë shprehën mbështetje për krerët e UÇK.
Mijëra e mijëra shqiptarë iu bashkuan “marshit për drejtësi” në përkrahje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj të cilëve më 3 Prill nis procesi gjyqësor në Hagë.
Me famujt e kuq dhe fotografitë e komandantëve në duart nga sheshi “Zahir Pajaziti” vërshuan në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
Një zëri i treguan botës se Liria e Kosovës e ka emrin UÇK.
Marshimi bëri bashkë të gjithë skenën politike, shoqërinë civile, personalitete nga fusha të ndryshme dhe përfaqësues të bashkisë fetare.
Memli Krasniqi, pauses i Hashim Thaçit në krye të PDK shprehu bindjen heronjtë e gjallë saç i cilësoi do të kthehen fitimtarë, ashtu sikur çlirimtarë.
Vajza e dëshmorit Fatmir Fazlia tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është organizatë Çlirimtare dhe bota nuk duhet t’ia lejojë vetes që në emër të drejtësisë të dënojë njerëz të pafajshëm.
Fahrije Hoti, Simboli i grave të Krushës, u shpreh e indinjuar që para gjykatës po dalin çlirimtarët e vendit, e jo ata që kryen krime në Kosovë.
Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi janë liria jonë dhe do ta kalojnë edhe këtë sfidë.
Edhe politika shqiptare ishte e unifikuar pa dallime në mbështetje të Marshit për Drejtësi!
Kryeministri Edi Rama e transmetoi LIVE në rrjetet sociale dhe publikoi fotografi.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

