Vlora tjetër, pak metra larg qendrës lagjet janë lënë pa asnjë investim
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 31 Mars 2023, 15:56
Vlora nuk është vetëm e Lungomares por edhe e këtyre lagjeve të harruara.
Kjo rrugë në lagjen 11 të qytetit është kthyer në makth të banorëve.
Është problem në çdo stinë. Pluhur në verë e baltë në dimër.
"10 vjet kështu ka qenë."
"Kur janë votimet vijnë, premtojnë dhe asgjë."
Shqetësim përbën edhe kanali i ujërave të zeza që përshkon gjithë lagjen.
Në reshje intensive shiu jo pak familje janë përmbytur.
"Jam përmbytur tre herë."
Për të gjitha shqetësimet kanë trokitur në dyert e Bashkisë por kanë marrë vetëm një përgjigje.
"S'ka fonde."
Në lagjen “11 Janari” banojnë 250 familje të cilat edhe pse jetojnë në një qytet turistik u duhet të përballen me probleme të mëdha infrastrukturore.

