Aksident në ndërtim në Tiranë, 60-vjeçar bie nga pallati ku po punonte

Një tjetër aksident gjatë punës në ndërtim është shënuar në Tiranë.

Në rrugën "Kristo Luarasi", në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi B. B., 60 vjeç.

“Më datë 31.03.2023, në rrugën "Kristo Luarasi", në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi B. B., 60 vjeç. Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.” njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.