Elbasan, humb jetën 33-vjeçari me probleme të shëndetit të mendor,u vetëplagos me thikë në zemër

Një i ri humbi jetën në Elbasan pas vetëplagosjes me thikë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.00,  në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital.

Nga veprimet  e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër.

Më herët ishte raportuar se viktima  mbeti i vrarë në një konflikt mes të rinjsh por diçka e tillë nuk rezultoi e vërtetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.