"Për dy vite paga mesatare 900 euro", Preçi: Përpjekje e fortë elektorale për të joshur më të varfërit

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një premtim elektoral vetëm disa javë para zgjedhjeve, duke deklaruar se paga mesatare do të shkojë në 900 euro.

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi në një intervistë për RTV Ora u shpreh se këtë lëvizje e shihte thjesht si një përpjekje të fortë elektorale për të joshur të moshuarit dhe të rinjtë.

Preçi u shpreh se një gjë e tillë do të ishte presion për sektorin privat me pasoja të pakundërshtueshme në prodhim e kosto.

"Rendimendi i punës dhe klasa e mesme janë tkurur, që do të thotë që prodhohet më pak. Rritja e pagave po dnodh duike shkurtuar fondet në arsim, mjekësi ushtri etj e duke ia shtuar administratës. E shoh këtë lëvizje si një përpjekje të fortë elektorale duke joshur më të varfërit siç janë pensionistët dhe pjesën e të rinjve.

E shoh si një lloj presioni që po ushtrohet në sektorin privat që mund të çojë në rritjen e kostos së të bërit biznes dhe në pasoja të tjera të pakundërshtueshme," tha ai.