U filmua duke marrë ryshfet nga qytetari, pezullohet nga detyra polici i Rrugores në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2023, 18:07
Pezullohet nga detyra një efektiv i policisë rrugore të Fierit.
Masa është marrë pas publimit të një video në rrjetet sociale, ku shfaqej një shtetas që i jepte ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, për shkelje të Kodit Rrugor.
"Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor G. M., me detyrë punonjës i Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier" njoftoi policia.
Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë, ndërsa nga AMP ka nisur hetimi penal për këtë rast.

