Caktohet gjyqtari që do shqyrtojë ankimimin Arben Ahmetaj për kontrollin në vilën e bashkëjetueses
Shorti ka përcaktuar gjyqtarin që do të shqyrtojë në Apel ankimimin e deputetit dhe ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, kundër kontrolleve të kryera nga BKH dhe SPAK në banesat e partneres së tij për shkak të hetimit pasuror.
Dhimitër Lara do të shqyrtojë ankimin që avokatët e Ahmetajt i kanë drejtuar gjakatës, duke pretenduar për paligjshëmri në procedurën e ndjekur gjatë bastisjes në vilën e bashkjetueses së Ahmetajt, Erjola Hoxha.
Sipas avokatëve kontrollet nuk mund të kryheshin pa autorizimin e Kuvendit pasi Ahmetaj ka imunitet.
Ai po hetohet për “shpërdorim të detyrës”, “fshehje të ardhurash”, “korrupsion” dhe “pastrim të parash” në procedimin e ndarë më vete pas dërgimit në gjyq të dosjeve për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.
Me urdhër të SPAK javën e kaluar u sekuestruan vilat e bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes së ish-ministrit në Hamallaj dhe Palasë.


