Pas 960 përpjekjesh dhe 11,000 £ shpenzime, gruaja më në fund kalon testin e makinës

Një grua që shpenzoi 11,000 £ për të marrë patentën, duke arritur më në fund përpjekjen e saj të 960-të, është bërë sërish e njohur pothuajse 15 vjet pasi historia e saj bëri bujë ndërkombëtare.

Historia e Cha Sa-soon është rishpërndarë në reddit, ku ka tërhequr vëmendjen për shkak të këmbënguljes së saj në marrjen e patentës.

Ajo bëri përpjekjen e saj të parë në testin me shkrim në prill 2005, por fatkeqësisht nuk pati sukses. Megjithatë, koreano-jugorja nuk u demoralizua dhe vazhdoi ta rimarrë atë derisa e kaloi, duke e bërë provimin çdo ditë, pesë ditë në javë gjatë tre viteve.

Më pas ajo e zvogëloi këtë gjë në vetëm dy herë në javë, derisa më në fund kaloi testin me shkrim,  në përpjekjen e saj të 860-të. Ajo kaloi  edhe në testin praktik, i cili do të ishte gjithashtu një sfidë.

Cha Sa-soon-it iu desh ta kalonte atë test 10 herë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të provimeve të drejtimit në 960, midis elementeve me shkrim dhe praktikë.

Kostoja totale ishte rreth 12,500 € (11,000 £) sipas raporteve, megjithatë, ajo nuk u dorëzua pavarësisht shpenzimeve, pasi duhej të ishte në gjendje të voziste për biznesin e saj të shitjes së perimeve.

Historia e Cha Sa-soon bëri bujë ndërkombëtare për shkak të këmbënguljes së saj, duke e bërë atë një personazh të famshëm kombëtar.

Madje asaj iu dhurua një automjet krejt i ri me vlerë 13,000 euro (11,640 £) nga prodhuesi i makinave të Koresë së Jugut Hyundai.