Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, raportohet për të plagosur, autori i vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2023, 18:28
Disa persona janë plagosur në një të shtëna në Nashville, Tennessee, sipas autoriteteve lokale.
Në Twitter, departamenti i zjarrfikësve të qytetit thotë se ka "pacientë të shumtë" nga një incident në një shkollë lokale.
Policia njofton se ka kapur autorin e zjarrit dhe i cili është shpallur i vdekur.
Prindërve u është kërkuar të takohen në një vend aty pranë.
Shkolla Covenant në Nashville, ku ndodhi incidenti, është një shkollë private e krishterë për nxënësit e moshës parashkollore deri në klasën e gjashtë.
Sipas faqes së saj të internetit, shkolla ka rreth 200 nxënës.