Miliarderi i "Porche" ndahet nga gruaja pas 16 vitesh pasi u diagnostikua me demencë, nis lidhjen e re

Miliarderi ekzekutiv i Porsche, i cili po divorcohet nga gruaja e tij pasi ajo u diagnostikua me demencë, thuhet se ka nisur një romancë me të dashurën e tij të re.

Wolfgang Porsche, 79 vjeç, u martua Claudia, 74 vjeç, por për shkak të ndryshimeve në sjelljen e saj pasi ajo u diagnostikua me demencë dy vjet më parë, ai vendosi të divorcohej thanë burime pranë çiftit.

Ditën e djeshme u zbulua se manjati i makinave kishte bërë kërkesë për divorc mes thashethemeve se ai ishte afruar më shumë me një mikeshë Gabriele Prinzessin zu Leiningen, muajt e fundit.

Ai ka nisur lidhjen me 59-vjeçaren Gabriela e cila tani është e dashura e tij, pasi shijuan pushimet në Maldive së bashku në janar.

Rrethi i ngushtë i miqve të ish-modeles tha për mediat austriake se vendimi i çiftit për të jetuar së bashku erdhi pasi të dy donin të mos kalonin kohë të ndarë.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse ata janë zhvendosur në shtëpinë e miliarderit në Zell am See, Austri, apo në vilën luksoze të princeshës në Mynih.

Miliarderi bëri kërkesë për divorc nga Claudia, partnerja e tij prej 16 vitesh, e cila  vuan nga një sëmundje e ngjashme me demencën.

Burimet i thanë BIld se miliarderi e ka 'të pamundur' të jetojë me gruan e tij pasi rënia e shëndetit të saj thuhet se ka ndryshuar personalitetin e saj përgjithmonë.

Klaudia, e cila është gjyshe, ka katër kujdestarë që kujdesen për të gjatë gjithë kohës, pasi ka vuajtur nga sëmundja dy vitet e fundit.

Ajo thuhet se nuk ka qenë në gjendje të lëvizë e pavarur prej muajsh dhe vetëdija e saj mendore ka pësuar një rënie të shpejtë.

Wolfgang dhe Claudia janë bashkë që nga viti 2007 dhe u martuan në vitin 2019. Asetet e familjes Porsche janë vlerësuar në 20 miliardë euro.

Në muajt e fundit, Wolfgang thuhet se po afrohej më shumë me Gabrielën - e njohur gjithashtu si Inaara Aga Khan - e cila lindi në Frankfurt në prill 1963.