Hoxhë Kalaja flet për marrdhënien burrë-grua sipas fjalëve të Kur'an-it

Hoxhë Ahmet Kalaja në "Kjo është koha" në RTV Ora teksa po interpretonte pjesë të Kur'anit foli dhe për marrdhënien burrë-grua dhe se si duhet të trajtohen gratë sipas profetit.

"Struktura e një mashkulli nuk është e njëjtë me strukturën e një femre. Ne jemi të vetëdijshëm sa peshon truri i një mashkulli dhe sa peshon truri i një femre. Si është femra në natyrën e saj dhe si është mashkulli në natyrën e vet. Pse kur ka luftë kush thirret?

Apo kur ke për të ngritur çimento. Nuk është e njëjta strukturë dhe e njëjta gjë. Megjithatë Zoti thotë që janë të barabartë në gjysmën e parë të Ajetit.

Në gjysmën e dytë Zoti thotë burrat janë një shkallë më lart, pasi nëse ndodh diçka në familje, përgjegjësia bie mbi burrin.

Kjo është lehtësim për gratë. Përgjegjësinë kryesore në familje bie babain, gruaja ka detyra të tjera të mëmësisë, kontributit, edukimin. Por në fund të fundit ai që do të japi llogarinë para profetit në fund është burri," tha ai.