GJKKO “shfryn” akuzat për incineratorin e Fierit, Zoto e Bllako jo korruptim të zyrtarëve të lartë
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të kaluar për gjykim dosjen e inceneratorit të Fierit.
Ndërkohë, togat e zeza pushuan akuzën për Robert Shabanin, i përfaqësuar nga avokati Jurgen Sinani, pasi më herët ishte gjykuar njëherë për këtë akuzë dhe ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës.
Gjykata ka rikualifikuar veprat penale për 5 të pandehur, mes të cilëve Alqi Bllakon, Klodian Zoton, Arben Dervishaj, Arjola Kodra dhe Giuseppe Ciafaglione.
Për Bllakon, GJKKO vendosi ta akuzohet për korrupsion të funksionarëve /jo zyrtari të lartë dhe për shpërdorim detyre.
Për Dervishajn i cili akuzohej për korrupsion të zyrtarëve të lartë dhe shpërdorim detyre, akuza e fundit bie dhe rikualifikohet e para, duke u akuzuar për falsifikim dhe korrupsion pasiv në sektorin privat.
Për Klodian Zoton, rrjedhimisht bie akuza e korrupsionit të zyrtarëve të lartë duke u akuzuar për korrupsion të funksionarëve publik.
E njëjta vepër rëndon e rikualifikuar për Arjola Kodrën e Giuseppe Ciaffaglione. Nëse do të gjykohet kjo dosje me procedurë të zakonshme apo me gjykim të shkurtuar, do të vendoset gjatë procesit në themel.
