Berat, vajza 4 vjeçe përplaset nga motori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2023, 15:46
Aksidentohet një fëmijë në Berat.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drenovicë, ku shtetasi V.D duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar një shtetase të mitur 4 vjeçe, e cila u transportua për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

