Shtëpia mes rruge/ Në Fshat të Klosit, familja Cakoni në pikë të hallit: Kemi frikë të jetojmë në shtëpinë tonë!
Pamjet që vijnë nga fshati Fshat në klos, duken të pazakonta, por janë realitet me të cilën përballet familja Cakoni çdo ditë. Ngjitur me shtëpinë e kësaj familje, janë ndërtuar dy rrugë për automejtet, ndërsa familjarët nga korridori dalin diekt në rrugë të makinave.
Kjo shtëpi është e ndërtuar në Fshatin Fshat në Klos!
I përket familjes Cakoni, dhe është ngjitur në mes të dy rrugëve!
Sapo hap derën e shtëpisë, del direkt në rrugën e makinës, e cila nuk ka një trotuar!
Jetesa e familjes Cakoni është bërë e vështirë dhe pothuajse e pamundur!
Mane Cakoni: “Ne jetojmë me shumë frikë këtu. Në 1 apo 2 të natës kalojnë trajlerat këtej dhe ne jemi në gjumë dhe ngrihemi të alarmuar se çfarë po ndodh”.
Më të rrezikuar janë të vegjlit.
Mane Cakoni: “Më me frikë jemi se e kemi derën në rrugë dhe i kemi fëmijët e vegjël”.
Ankesat e tyre, thonë, se nuk janë dëgjuar kurrë nga institucionet.
Mane Cakoni: “Nuk e di se çfarë do të bëhet me ne, i kamë thënë çdo herë, por këtu asnjë pushtetar nuk vjen dhe unë nuk e di ku të ankohemi në ndonjë tjetër vend”.
Nga ana tjetër Mane Cakoni thotë se nga punimet që janë bërë në rrugë i është dëmtuar edhe banesa.


